Aksident në Elbasan, 40 vjeçari përplaset nga një kamion

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Paraditen e sotme një 40-vjeçar është përplasur nga një kamion në lagjen “Shënkoll” në Elbasan.

I aksidentuari u dërgua në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, 66-vjeçari me iniciale I. T., është shoqëruar në komisariat.

“Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan,  mjeti tip tral, me drejtues shtetasin I.T., 66 vjeç,  banues në Elbasan,  ka aksidentuar një këmbësor rreth 40 vjeç, i cili u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, raporton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme