Policia njofton se një person shqiptar shtetas i Norvegjisë derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.
I njëjti duke mos i përballuar lëndimeve të marra pasi ka mbërritur në QKUK ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në Ferizaj në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në ora 04:50.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.