Një person ka vdekur pasi ishte goditur nga vetura në fshatin Mazgit.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën”.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.