Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Bresalc të Gjilanit mes një automobili dhe një traktori.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në spitalin e Gjilanit dhe në QKUK, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.