Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Hajvalia në Prishtinë, në mes të një fugoni dhe një motoçiklete.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se nga ky aksident lëndime trupore ka marrë ngasësi i motoçikletës.
“Rreth orës 14:30 në hyrje të Hajvalisë ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një fugoni dhe një motoçiklisti, në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.