Sot ka ndodhur një aksident mes një motoçiklete dhe automjeti në lagjen Lakrishtë të Komunës së Prishtinës, ku mbeti i lënduar vozitësi i mjetit dyrrotësh.
Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur sot në ora 16:00.
“Sot rreth orës 16:00, në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti)”, tha Ahmeti.