Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture, traktori e një qerreje në fshatin Lug Bunar të Gjakovës.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën Komandanti i Trafikut Rajonal në Gjakovë, Toger Albin Sahatqija.
Sahatqija ka bërë të ditur se të tre të lënduarit janë drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident dhe se të tre kanë marrë lëndime të lehta.
Ai poashtu ka pohuar se aksidenti ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet rrugore.