Dy orë pas mesnatës, në magjistralen Prishtinë – Pejë ka ndodhur një aksident me fatalitet. Një i ri, 21-vjeçar me iniciale A.Q, ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra.
Më datën 02 mars rreth orës 02:40, në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Llapushnik, ka ndodhur një aksident trafiku.
I riu, me iniciale A.Q, që thuhet se është 21 vjeçar, është vetaksidentuar dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në QKUK.
Zëdhënësi i Departamentit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar rastin për Gazetën Express.