Dy persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sot në orën 09:00, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Bërrnicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.