Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, katër të lënduar

Prishtinë | 19 Sht 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë lënduar në aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç.

Në aksident ishin të përfshira dy automjete.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.

Të ngjashme