Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident në Podujevë, gjashtë të lënduarit u dërguan në QKUK

Aksident në Podujevë, gjashtë të lënduarit u dërguan në QKUK

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në fshatin Bajqinë të Podujevës. Në mesin e të lënduarve, janë edhe dy ngasësit e automjeteve të përfshira, njëri prej të cilëve është i moshës së mitur. Siç njofton raporti 24 orësh i policisë, personat e lënduar janë […]

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në fshatin Bajqinë të Podujevës.

Në mesin e të lënduarve, janë edhe dy ngasësit e automjeteve të përfshira, njëri prej të cilëve është i moshës së mitur.

Siç njofton raporti 24 orësh i policisë, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Të ngjashme