Aksident në Prizren, lëndohet rëndë një person

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit policor, i lënduari pas pranimit të tretmanit mjekësor në spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Ndërsa një person tjetër është arrestuar, pasi që dyshohet se derisa sa ishte në drejtim të veturës ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe duke -shkaktuar aksident trafiku duke goditur veturën e cila drejtohej nga viktima mashkull kosovar.

Të ngjashme