Aksident në rrugën e Varoshit, lëndohet një person

Prishtinë | 24 Dhj 2025 | 21:17 | Nga Ekonomia Online

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në rrugën e Varoshit, ku mbeti i lënduar një person.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, marrë ndihmë mjekësore dhe me pas është liruar në shtëpi.

“Sonte, rreth orës 19:30, në rrugën e Varoshit ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Ferizajt dhe pas trajtimit është liruar në shtëpi”, thuhet në konfirmim.

Të ngjashme