Aksident në rrugën Mitrovicë – Skënderaj, vdes dyvjeçari

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 09:37 | Nga

Një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes në rrugën rajonale Mitrovicë-Skënderaj përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin ’’Polac’’.

Policia rajonale e Mitrovicës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit lëndime kishin pësuar shtatë persona të cilët pas ndihmës së parë të marrë në QKMF Skenderaj, janë dërguar për në QKUK.

“Ndërsa në orën 22:00 të datës 24 nëntor 2016, nga QKU- Prishtinë, jemi njoftuar se një nga të aksidentuarit fëmija i gjinisë (m) i moshës dy vjeçar, kishte ndërruar jetë”.

Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit 32 vjeçarit me inicialet B.K është caktuar masa e ndalimit policor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme