Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në Vragoli, në orën 16:45 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale.
Policia ka konfirmuar se të lënduar kanë mbetur tre persona, kurse të përfshira janë dy vetura.
“Dyshohet se shkaktari i aksidentit është mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve”, tha policia.
“Apelojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të respektojnë shenjat dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, si dhe të shmangin përdorimin e telefonave mobil gjatë vozitjes”, apelon policia.