Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve, në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret policia.

“Rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Lupç), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, thuhet në konfirmimin e policisë.

Të ngjashme