Aksident në rrugën Shëngjin-Velipojë, shqiptari i Kosovës humb kontrollin mbi veturën, përplaset me një dyqan

Prishtinë | 22 Kor 2025 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”.

Shqiptari i Kosovës ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur më pas me një dyqan. Të lënduar kanë mbetur ai së bashku me tre familjarët.

“Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, në fshatin Rrjoll, shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. B., dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme