Të dielën në fshatin Brodë të Shtërpcës, është lënduar një grua pasi ka pësuar aksident me veturën e saj.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare pasi që vetura të cilën po e drejtonte ajo dyshohet se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një hendek”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“E lënduara është dërguar në tretman mjekësor”.