Një aksident komunikacioni mes një kamioni dhe një veture ka ndodhur sot në qytetin e Shtimes.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmi u konfirmua nga Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth orës 15:05 kemi pranuar një informatë se në rrugën transitore në Shtime ka ndodhur një akident , i përfshirë vetëm një automjet trasportues. Veç dëmeve të shkaktuara në kamion, lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në qendrën e mjekësisë familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK- Prishtinë. Njësia e hetimeve të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.