Pesë persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik i cili ka ndodhur sot rreth orës 08:30, në Skenderaj.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 8:30 në Skenderaj. Të përfshira në aksident dy vetura civile, ku si pasoj lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.
Ndërkaq, sipas tij, nga hetimet e bëra ne vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit konsiderohet marrja e përparësisë së kalimit.