Aksident në Skrapar, makina përplas 8-vjeçarin para shkollës

Prishtinë | 25 Tet 2022 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë 8-vjeçar është aksidentuar sot përpara shkollën fillore “Zylyftar Veleshnja” në Skrapar.

Ka qenë mjeti tip “Ford” me targa AA 579 OD që e ka goditur fëmijën kur po kalonte me vrap rrugën për të hyrë në shkollë.

Fëmija i plagosur Denis Gazmit Dyrmishi, nxënës i klasës së dytë në shkollën 9-vjeçare të Skraparit, është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku raportohet se ka dëmtime të rënda në të dyja këmbët.

Sipas mjekëve të Spitalit Rajonal të Beratit, fëmija aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit. Burimet policore konfirmojnë se drejtuesi i mjetit Anuel Bregu, 44-vjeç, është shoqëruar në polici, kur edhe do të merret në pyetje në lidhje me aksidentin./BW

Të ngjashme