Aksident në Sllatinë: Një person përfundon në QKUK, një tjetër arrestohet

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar se një aksident ka ndodhur dje gjatë ditës në Sllatinë.

Sipas PK-së, në aksident trafiku kanë qenë të përfshira dy automjete me targa vendore.

Raportohet se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një nga drejtuesit i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Drejtuesi i veturës tjetër ndërkaq është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar për një  aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa drejtuesi tjetër i dyshuari mashkull K/Shqiptar me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme