Të martën në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Suharekë, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një nautomjet i udhëtarëve dhe një këmbësor
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe pas ndihmës së parë mjekësore është dërguar për mjekim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.