Policia e Kosovës njofton se tri femra dhe një mashkull janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve, që ndodhi dje rreth orës 12:55 në Vushtrri.
Sipas Policisë, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.