Një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, pas lëndime të rënda trupore të marra në një aksident trafiku.
Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 14;30 në hyrje të Shtimes.
Siç raporton policia, një vozitëse ka goditur nga pakujdesia këmbësoren, L.V., 43 vjeçare e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Ajo ishte dërguar fillimisht në ambulancën në Shtime dhe më pas me urgjencë në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë.