Dje ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në fshatin Hallaq të Lipjanit.
Policia e Kosovës bën të ditur se një burrë derisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, është aksidentuar me një veturë tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar.
“Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku viktima si pasojë e lëndimeve të rënda ndërron jetë”, thotë PK.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.