Aksident trafiku në Drenas, lëndohet edhe një foshnje

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një aksident në fshatin Krajkovë të Komunës së Drenasit.

Nga ky aksident sipas policisë të lënduar kanë mbetur katër persona, përfshirë edhe një foshnje.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK.

“Fsh. Krajkovë, Drenas 09.02.202-13:50. E dyshuara femër kosovare derisa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja e veturës, tri femra dhe një foshnje. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme