Aksident trafiku në Kaçanik, vetura përfundon jashtë rrugës kryesore

| 09 Jan 2018 | 16:30 | Nga

Para disa minutave ka  ndodhur një aksident trafiku në Kaçanik, njofton një lexues i Gazetës Express.

Aksidenti ndërmjet dy veturave ka bërë që njëra prej tyre të humb kontrollin dhe të përfundojë jashtë rrugës kryesore.

Sipas këtij lexuesi ky aksident ka përfunduar me lëndime të lehta trupore, në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës.

Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet janë në ngritje.

Të ngjashme