Një aksident me fatalitet është raportuar së fundi nga Policia e Kosovës.
Aksidenti ndodhi në mes një motoçiklete dhe një biçiklete në rrugën Sterzovicë-Kamenicë.
Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ka ndërruar jetë.
Ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon në procedurë hetimore