Aksident trafiku në Klinë, pesë persona dërgohen në Emergjencë

| 08 Nën 2023 | 16:23 | Nga

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Drenoc të komunës së Klinës.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi bëri të ditur për Teve1.info se të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Drenoc në komunën e Klinës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pesë persona janë dërguar në Emergjencën e Pejës për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve. Policia është në vendngjarje”, tha Gashi për Teve1.info

Të ngjashme