Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Shupkovcë të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti konfirmoi se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 08:00, në rrugën nacionale në fshatin Shupkovcë, në aksident ishin të përfshira dy vetura ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, tha ai.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, 21 prej tyre ishin me persona të lënduar.