Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.
Si pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 09:00 në rrugën Ilir Konushevci, ka ndodhë një aksident mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person “, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se me rastin po merren njësitet e trafikut.