Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Rashinc të Shtimes.
Sipas policisë, të lënduar kanë mbetur një mashkull dhe tri gra.
Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Rashinc, Shtime 20.07.2023 – 22:40. Deri tek aksidenti i trafikut dyshohet se ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së kufizuar dhe kushteve të rrugës, me ç’rast vetura ka humbur kontrollin duke dalur nga rruga. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër pasagjer një mashkull kosovar dhe tre femra kosovare , të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.