Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Sadovinë të Jerlive të Vitisë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën kryesore regjionale që shpie në Viti, kur një motoçikletë ka goditur për vdekje një këmbësor, i cili ka mbetur i vdekur. Plus Televizion mëson se i vdekuri është B.M rreth 60 vjeçar nga fshati Vërban i Vitisë.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i Policisë në Gjilan Ismet Hashani. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestarë në QKMF në Viti, kurse policia po e heton rastin.