Ndonëse ka qenë një shtesë në bolidët e Formula 1 që është përcjellë me kundërshtime, sistemi i mbrojtjes së kokës së pilotëve “halo” ka treguar vlerën e vet këtë stinor e veçanërisht gjatë një aksidenti spektakolar që ndodhi në kthesën e parë në garën e Shpërblimit të Madh të Belgjikës.
Bolidi i Fernando Alonsos fluturoi pasi u prek nga ai i Nico Hulkenbergut, ndërsa shkoi sipër bolidit të Charles Leclercut dhe e preku bolidin e tij sipër.
Struktura nga titani që është ndërtuar sipër bolidit për të mbrojtur kokat e pilotëve, pësoi dëme serioze dhe la shumë të hamendësonin se çfarë do të ndodhte po të mos ishte prezantuar “halo” këtë stinor.
Është një shtesë në sportin që nuk ka qenë pa kontroversitete. Është vetëm një nga shumë ndryshime që janë prezantuar në Formula 1 në dekadat e fundit për të bërë sportin më të sigurt.