Aksidenti i eskortës së Ramës, dy të plagosur rëndë dërgohen në Turqi

Korçë | 27 Nën 2017 | 18:41 | Nga

Tre persona të aksidentuar sot në Korçë në një aksident ku u përfshinë makina të eskortës së kryeministrit Rama ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se dy prej tyre po dërgohen drejt Turqisë për mjekim më të specializuar. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Përç një automjeti zyrtar tip “Mitsubishi”, në aksident u përfshi edhe një makinë tjetër tip “Golf”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30. Eskorta e Kryeministrit po shkonte drejt Korçës, ku do të zhvillohej mbledhja e përbashkët me Qeverinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme