Aksidenti fatal në “Ibrahim Rugova”, njëri i lënduar rëndë transferohet në QKUK

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë ka humbur jetën një grua, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime.

Burime nga Spitali i Prizrenit kanë konfirmuar se dy të lënduarit janë dërguar atje menjëherë pas aksidentit.

Sipas informacioneve, njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje të rëndë dhe tashmë është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Ndërsa personi tjetër ka marrë lëndime jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit. /klankosova

Të ngjashme