Ish-ministri shqiptar i Financave, Arben Ahmetaj, u përfshi mbrëmjen e djeshme në një aksident në Maqedoni.
Sipas burimeve të policisë, shkak i aksidentit ka qenë prania e madhe e lagështirës në rrugë.
Burime nga policia maqedonase ndërkohë bëjnë me dije se “në momentin e aksidentit, Arben Ahmetaj udhëtonte bashkë me tre shtetas të tjerë, të gjinisë meshkuj, kur nga lagështira në rrugë ka ndodhur aksidenti”.
Ahmetaj, por dhe udhëtarët e tjerë që ndodheshin në makinë me të, kanë marrë lëndime të lehta, pavarësisht se makina e tyre është përmbysur.