Aksidenti i ministrit Ahmetaj, flet shoferi i autobusit

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 15:51 | Nga

Ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë ditës së djeshme pësoi një aksident automobilistik në Kumanovë të Maqedonisë. Në aksident u përfshinë një autobus dhe dy vetura, ndërsa numri i personave të lënduar shkonte në rreth 18.

Ish- ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, fillimisht u dërgua me urgjencë në spitalin e Kumanovës. Në një rrëfim për “Gazetën Express”, Izahir Ejupi, shoferi i autobusit që u përplas me makinën e ish- ministrit tregon si ndodhi aksidenti, duke hedhur edhe disa hije dyshime për ato që është raportuar mbi ngjarjen.

“Ne lidhje me lajmin e aksidentit të ish- ministrit të Shqipërisë dua të denoncoj të vërtetën që mos hidhet “baltë” mbi ngjarjen dhe të dihet e vërteta për opinionin e më gjerë. Unë jam shoferi i autobusit që u përfshi në aksident dhe e vërteta është se aksidenti ndodhi nga shpejtësia e madhe e automjetit në të cili ndodhej ish- ministri dhe mos respektimi i sinjalistikës rrugore. Dua që mos të manipulohet me ngjarjen, pasi më të dëmtuar jemi në me autobus dhe që s’kemi pasur asnjë faj. Kam fakte plot dhe dëshmitar edhe vetë fotot tregojnë realitetin. Unë isha në rrugën time ku ai më para ka tejkaluar një makinë tjetër dhe direkt u përplas me ne.

Në hyrje të Kumanovës pashë që automjeti xhip, Range Rover vinte me shpejtësi të madhe që kaloi në anën time ku isha duke ecur. Unë e ndalova fare autobusin dhe u mundova maksimalisht te largohesha nga rruga, por fatkeqësisht xhipi nuk mundi të ndalej nga shpejtësia, ai humbi kontrollin dhe më goditi në pjesën para, në të majtë dhe u rrokullis në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me një veturë tjetër. Shkaku nuk ishte koha e vështirë, por shpejtësia dhe mos respektimi i sinjaleve në komunikacion”, tregon Ejupi.

Të ngjashme