Aksidenti në Gllarevë, tre persona të lënduar

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

“Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Gllarevë. Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Të ngjashme