Pas një kërkimi disaorësh, diku rreth orës 15:00 ,është gjetur sot edhe trupi i pajetë i pasagjerit të katërt që ndodhej në veturën që mbrëmë doli nga rruga dhe ra në lumin Vardar.
Nga aksidenti tragjik që ndodhi dje pasdite në Maqedoninë e Veriut mbetën të vdekura edhe tri gra, ndërsa një fëmijë katërvjeçar shpëtoi.
Të gjithë ishin nga familja Arsllani e fshatit Gërçec të komunës së Sarajit.
Për vdekjen e tyre ngushëlloi kryetari i partisë shqiptare BDI, Ali Ahmeti, i cili tha se dhimbja e kësaj familje e “ndjejmë si tonën”.
Fëmija katërvjeçar që i shpëtoi aksidentit është në gjendje stabili dhe pas trajtimit në spitali do të lirohet për trajtim në shtëpi, kanë thënë më herët nga spitali.