Aksidentohet çifti kroat në majën e Jezercës, humb jetën gruaja

Prishtinë | 30 Mar 2024 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Dy turistë kroatë, janë aksidentuar sot në Majën e Jezercës, ku dyshohet se një prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur.

Në ndihmë të tyre janë nisur grupi i kërkim-shpëtimit malor dhe banorë vullnetarë nga Valbona, raporton Vox News.

Sipas raportimeve paraprake, dy turistët kroatë, burrë dhe grua, janë aksidentuar pranë liqeneve në Jezercë, për pasojë ka ndërruar jetë gruaja.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë bora dhe temperaturat jo të favorshme të momentin, qe e bëjnë shumë të rrëshqitshme.

Maja e Jezercës është maja më e lartë në Alpet Dinarike, e katërta më e larta në Shqipëri dhe e gjashta më e larta në Ballkan, me lartësi 2,694 m mbi nivelin e detit.

Të ngjashme