Aksidentohet taksia, hyri në vendkalim këmbësorësh

Prishtinë | 18 Shk 2017 | 19:06 | Nga

Një veturë taksie e cila po bënte kthesën në vendkalim këmbësorësh është goditur nga një veturë tjetër.
Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18 në lagjen “Emshir”, prapa Stacionit të Autobusëve, në kryeqytet.

Një lexuese e Ekonomia Online ka dërguar fotografitë nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si vetura e taksisë po provonte të dilte në kahu tjetër, duke përdorur një vendkalim këmbësorësh, kundër rregullave të komunikacionit.

Mediet kanë raportuar edhe më herët se në këtë rrugë, “zebrat” përdoren shpesh nga veturat, edhe pse rrethrrotullim ndodhet dhjetëra metra më tutje.

Të ngjashme