Tridhjetë biznese të “muzikës live” dhe të “qendrave të masazheve” janë mbyllur me vendim të Inspektoratit të Tregut.
Bizneset janë mbyllur pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut gjatë muajit qershor.
“Aksioni i përbashkët ka rezultuar me mbyllje të përkohshme të mbi 30 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, tha Ministria e Tregtisë në një njoftim për media.
Ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar afër 50 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore që ka, “njoftoi se do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë”.