Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme, në të cilën u dhanë informacione dhe pamje të jashtëzakonshme lidhur me një operacion policor të realizuar sot nga njësitë e antidrogës të Policisë së Kosovës , raporton EkonomiaOnline.
Bahri Shala, shef i drejtorisë për hetimin e trafikimit të narkotikëve në Policinë e Kosovës, tha se kanë identifikuar dhe konfiskuar dy laboratorë për përpunimin e lëndëve narkotike, kanë gjetur 130 fije kanabis dhe kanë arrestuar 4 persona.
“Pas një hetimi katër mujor sot pasdite kemi marr aksionin për laboratorët. Dy laboratorë janë identifikuar në Dabishevc dhe Prishtinë , janë përfshirë edhe bastisja e shtëpive. Janë gjetur edhe mjete për përdorimin e këtyre aktiviteteve. Gjatë këtij operacioni janë siguruar prova materiale , ku si dëshmi në një laborator janë gjetur 130 fije kanabisi. Me urdhër të prokurorit 4 persona janë arrestuar dhe të cilët janë duke u intervistuar dhe operacioni është në vazhdim”, tha ai.