Aksion i Policisë me AKI-në, ka të arrestuar

Prishtinë | 18 Dhj 2025 | 21:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka shoqëruar për intervistim disa persona pas një aksioni të zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Sipas burimeve të Ekonomia Online , tashmë janë arrestuar disa zyrtarë, ndërsa pritet të ketë edhe të tjerë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me AKI-në dhe urdhër të PSRK-së, ka realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin i cili po trajtohet nga DHKEK-ja, në bashkëpunim me akterët e tjerë, janë shoqëruar për intervistim disa persona. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, thuhet në njoftim të Policisë të enjten në mbrëmje.

Të ngjashme