Aksion i policisë në Prizren, arrestohen tre persona

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar në rajonin  e Prizrenit, pasi të njëjtit dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, prokurorja, Ervehe Gashi, e cila nuk ka dhënë detaje më tepër në lidhje me arrestimet.

“Po është e vërtetë që janë arrestuar tre persona në Prizren”, tha ajo.

Ndryshe, në media po raportohet se në mesin e të arrestuarve janë zyrtarë të autoshkollave dhe një person pjesë e një institucioni privat, i autorizuar për lëshim të certifikatave shëndetësore të nevojshme për pajisje me patentë-shoferë.

Të ngjashme