Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, kanë nisur një aksion policor në kuadër të hetimeve për rastin ‘Brezovica’.
Sinjali mëson ekskluzivisht se aksioni shtrihet në regjionin e Prishtinës, teksa cak i bastisjeve janë disa autosallone dhe shtëpi private e objekte tjera përcjellëse.
Kujtojmë se rasti gjyqësor Brezovica është iniciuar në dhjetor të vitit 2021 dhe deri më tani janë arrestuar dhjetëra persona, përfshirë edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.