Me rastin e Ditës së Tokës, Komuna e Prishtinës ka lancuar një fushatë vetëdijësuese për pastrimin e qytetit dhe ruajtjen e ambientit me motot “Vepro Gjelbër” dhe “Duaje Çdo Ditë’”
Drejtoria e Shërbimeve Publike si dhe Drejtoria e Parqeve janë angazhuar intensivisht që nga data 09 Prill për largimin dhe pastrimin e deponive ilegale në të gjithë territorin e Prishtinës dhe përgatitjen e terrenit për mbjellje të reja, si dhe një sërë aksionesh për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.
Kryetari Përparim Rama ju bën thirrje qytetarëve, institucioneve, organizatave, dhe të gjithë akterëve ti bashkohen iniciativave të tilla për ta mbajtur pastër Prishtinën duke kontribuar në ambientet ku veprojmë.
Me rastin e Ditës së Tokës, Kryetari Përparim Rama do të jetë pjesëmarrës në këto aktivitete:
Data: 21-04- 2022
Ora: 13.00 – Pastrimi i Tullëtores bëhet për here të parë. Ky aksion do të realizohet me FSK, Zjarrfikësit dhe Policinë
Data: 22-04-2022
Ora: 10:30 Sheshi Zahir Pajaziti – Vertical Garden Activity me UNDP & UNICEF
Ora: 11:30 – Inagurimi i Shkollës së Gjelbër
Ora: 14:00 – Vendosja e shportave për mbeturina në ambientet e Shkollës së Gjelbër
Ju njoftojmë se, për shkak të ndryshimeve atmosferike të gjitha aktivitetet të cilat janë planifikuar të ndodhin por që shtyhen deri në përmirësimin e motit dhe krijimit të mundësive për veprim (përveç aktivitetit në Tullëtore dhe Vendosja e shportave të mbeturinave të cilat vazhdojnë siç edhe janë planifikuar), janë;