Aksioni i KRU “Prishtina” s’kalon pa konflikt verbal, gjashtë vërejtje e një shkyçje në “Veternik”

Prishtinë | 19 Qer 2024 | 12:12 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjashtë vërejtje dhe një shkyçje është bilanci i aksionit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për konsumatorët që kanë borxhe të mëdha si dhe ata ilegalë, raporton Ekonomia Online.

Aksioni nisi në lagjen “Veternik”, ndërkaq ekipi i KRU “Prishtina”, u asistua nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Edhe në këtë aksion, pat kundërshtime nga ana e keqpërdoruesve.

“Kjo çerdhe ka borxh mbi një mije euro dhe 11 vërejtje, mirëpo për dallim nga rastet e tjera po tentojmë që në këtë ta bëjnë pagesën që të mos mbesin fëmijë pa ujë”, tha zëdhënësja e kompanisë, Arjeta Mjeku.

Mirëpo në momentin kur hynë brenda pronari i kësaj çerdhe doli filloi konfliktin me Mjekun.

Sipas tij, borxhin e ka paguar dje.

“Hajde shkyçe, hajde. Dje e kam paguar ujin. Ani çka që kam borxh, mos i paça sot i kam nesër luftë mos bëni kështu. Po bëjë zhurmë, u be nami që kam borxh”, tha ajo.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka deklaruar për media se aksione të tilla do të ketë dhe në lagjet tjera. Ajo përmendi konfliktin verbal që kishte pasur me një pronar të një çerdheje.

Sipas Mjekut, pronari në fjalë ka një borxh prej një mijë euro, por ai tha se dje ka bërë një pagesë për ta larë borxhin e ujit.

“Këtu jemi fatkeqësisht në një kopsht të fëmijëve, këtu janë fëmijë të vegjël të moshave të vogla ka një borxh mbi një mijë euro. Po ashtu kemi dërguar mbi 11 vërejte që të paguajmë për shërbimet e ujësjellësit, mirëpo në këtë rast ndryshe nga të tjera raste në këtë rast ne do të tentojmë që të bëjmë pagesën e borxhit që të fëmijët të mos mbesim pa ujë. Në të kundërtën nëse nuk e sjellë pagesën ne do të detyrohemi që të bëjmë shkyçjen e ujit, sepse edhe fëmijët edhe të gjithë qytetarët janë konsumuesit të ujit për shkak që të gjithë ushqimin e bëjnë përmes ujit”, tha Mjeku për gazetarë.

Aksioni nisi në lagjen “Veternik”, ndërkaq ekipi i KRU “Prishtina”, u asistua nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Edhe në këtë aksion, pat kundërshtime nga ana e keqpërdoruesve.

Borxhi ndaj shërbimeve të ujit llogaritet të jetë mbi 45 milionë euro, prej tyre 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

Të ngjashme